Acute Respiratory Distress Syndrome (ARDS) and the Use of Positive End-Expiratory Pressure (PEEP)

Alma Cani, Fadil Gradica, Loreta Agolli, Fahri Kokiçi, Eliana Shima, Lutfi Lisha

Abstract


Qëllimi dhe objektivat e studimit: Të përcaktojë nivelin optimal të PEEP-it me qëllim që të arrihet një rekrutim alveolar maksimal nëpërmjet niveleve të oksigjenimeve të përshtatshme. Materiali dhe metoda: Nga 120 pacientë në studim u inkluduan 63 prej tyre me moshë 18-70 vjeç të shtruar në Shërbimin e Reanimacionit Pulmonar dhe të Reanimacionit polivalent të Qendrës Spitalore Universitare, Tiranë. Rezultatet: Paraqitja e vlerave të PaO2 dhe të numrit të pacientëve. Në tabelën PaO2 dhe Mbijetesa paraqiten vlerat e PaO2 fillestar, vlerat e PaO2 më të ulët dhe PaO2 më të lartë. Përpunimi statistikor i studimit të ketyre vlerave pra të PaO2 dhe PEEP-it është paraqitur në tabelën në vazhdim ku jepen mesatarja, devijacioni standart dhe gabimi i mesatares së devijacionit standart. Paraqitja e vlerave të t statistike, sinjifikanca dhe intervalit të konfidencës 95% jepet në tabelën në vazhdim. Konkluzion: Përdorimi i manovrave rekrutuese dhe PEEP-it të lartë është një mënyrë mjaft e mirë ventiluese në pacientët me ARDS . Kurba presion/volum (p/v) në sistemin respirator luan një rol qëndror në zhvillimin e konceptit të mbrojtjes pulmonare.Ky informacion mund të jetë i vlefshëm për të bërë identifikimin e regjimit optimal me PEEP në ventilator .Identifikimi i një niveli të përshtatshëm te PEEP-it përbën një prioritet themelor dhe mjaft të vlefshëm në pacientët me ARDS.

 


Full Text:

PDF


DOI: http://dx.doi.org/10.0001/(aj).v5i1.1144

DOI (PDF): http://dx.doi.org/10.0001/(aj).v5i1.1144.g1377

Copyright © 2012-2019 ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies,Tetovo, Republic of North Macedonia.

All Rights Reserved.

The publication is licensed under a Creative Commons License (CC BY) https://creativecommons.org/licenses/by/4.0/  View Legal Code                                                                                                                 

ISSN (print): 1857-8179. ISSN (online): 1857-8187.

Disclaimer: Articles on Anglisticum have been reviewed and authenticated by the Authors before sending for the publication.

The Journal, Editors and the editorial board are not entitled or liable to either justify or responsible for inaccurate and misleading data if any. It is the sole responsibility of the Author concerned.