Nga premtimi për libër të hapur, për bashkëkrijim autor-lexues-romancier (Studim shkencor dhe narratologjik i romanit “Loja e Fituar”) nga shkrimtari Dario Rexhollari

Rovena Vata

Abstract


“Jeta është një ndër mësuesit më të këqinj… por njëkohësisht dhe më të mëdhenj! Jeta të mëson si të mos digjesh, pasi je djegur!”, f. 34. Shkrimtari nuk mund të tregojë atë që ka ndodhur, po atë që mund të ndodhte, d.m.th. gjërat që mund të ngjasin sipas gjasës ose nevojës. Historiani dhe shkrimtari ndryshojnë pasi i pari rrëfen ç’ngjan e tjetri si mund të ngjajë , kurse arti nuk paraqet atë çka do të ndodhë, por çka mund të ndodhë, që është një tërësi e njëtrajtshme, në të cilën veprimet dhe ngjarjet e veçanta përputhen sipas ligjit të shkakut dhe të rrjedhimit, sikurse edhe sipas ligjit të mundësisë dhe të probabilitetit. Autori bën pozicionimin e lexuesit duke e futur atë në proçesin e tij krijues. Përveç mjeteve dhe arsyeve të kësaj mënyre të të rrëfyerit, është me rëndësi të dallojmë edhe funksionet që realizohen përmes këtyre mjeteve, që janë: ndërfutjet e shpeshta të autorit dhe e realizon, njëkohësisht duke bërë të mundur atë, që Umberto Eko e quan “autor modeldhelexuesi model kuprania e këtij të fundit-të brendashkruar në tekst-i cili orienton leximin, duke e ndihmuar lexuesin real të plotësojë boshllëqet e ligjërimit e të bëjë të zëshme heshtjet. Ky lexues model është një abstraksion semiotik, domëthënë një paradigmë edukative, udhëheqëse, e cila shpëton lexuesin a interpretuesin nga shpërbërja e nga boshti, i cili krijon urat lidhëse mes autorit dhe lexuesit”. Marrëdhënia e ngushtë mes shkrimtarit dhe lexuesit (“dëgjuesit” sipas gjuhës së kritikës), realizohet si të ishte një bashkëbisedim mes tyre. “Duke u larguar më larg sipërfaqes, në thelb të lojës do të kemi thelbin e jetës. Inkursionet marrin jetë që në lëvizjen e parë. Më pas, gjithçka shndërrohet në një përpjekje për mbijetesë. Që një mbret të triumfojë, duhet që çdo lojtar të jetë një novator idesh guximtare, ku në thelb është sakrifikimi i më të dobëtit. Mjeshtërit, shpesh bëjnë të kundërtën...murojnë momentin e papritur për të realizuar të vetmin ideal, triumfin. Por,-bërtiti,- në fund të betejës, kur lojtarët kanë dhënë goditjen përfundimtare, të gjitha figurat përfundojnë në të njëjtën kuti. Në fund, nuk ka dallime mes ushtarit dhe mbretit, kundërshtarit dhe aleatit, sepse të gjithë, në një vend do të flenë...tha i dëshpëruar”, f. 29. Materiali i veçantë i shkrimtarëve janë fjalët dhe sintaksa, ajo sintaksë që krijohet e ngjitet zellshëm në veprën e tyre duke kaluar në ndijim. Natyrisht që as kujtesa që thërret perceptimet e shkuara, as kujtesa e pavullnetshme që shton reminishencën si faktori ruajtës i së tashmes, nuk mjaftojnë për të dalë prej perceptimeve të jetuara. Arti është gjuha e ndijimeve, gjuhë që tejçohet përmes fjalësh, ngjyrash, tingujsh ose gurësh. Arti nuk ka opinion. Shkrimtari përdor fjalët, por duke krijuar një sintaksë të tillë që i kalon ato në ndijim dhe, duke e zhytur në gjuhën e përditshme, e bën të dridhet ose të klithë, ose të këndojë, është stili, toni, gjuha e ndijimeve, ose gjuha e huaj brenda gjuhës, gjuhë që thërret një popull të vijë.

Fjalë kyçe: romani, Dario Rexhollari, fkalët, sintaksa, Umberto Eko, etj.


Full Text:

PDF


DOI: http://dx.doi.org/10.0001/(aj).v3i9.1193

DOI (PDF): http://dx.doi.org/10.0001/(aj).v3i9.1193.g1582

Copyright © 2012-2020 ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies,Tetovo, Republic of North Macedonia.

All Rights Reserved.

The publication is licensed under a Creative Commons License (CC BY) https://creativecommons.org/licenses/by/4.0/  View Legal Code                                                                                                                 

ISSN (print): 1857-8179. ISSN (online): 1857-8187.

Disclaimer: Articles on Anglisticum have been reviewed and authenticated by the Authors before sending for the publication.

The Journal, Editors and the editorial board are not entitled or liable to either justify or responsible for inaccurate and misleading data if any. It is the sole responsibility of the Author concerned.