Tipologjia e Personazheve në Romanet e Ismail Kadaresë

Authors

  • Arlind Farizi

Abstract

Edhe pse në teorinë e re të prozës, një koncpet që ka të bëjë me mënyrën origjinale të shkrimit të saj, në varësi të poetikës moderne dhe postmoderne, janë dhënë mjaft vërejte rreth tipizimit të personazheve, si mënyrë e karakterizimit të tyre, sidomos nga poetika e realizmit, përpos të tjerash, dimë se parimet e ndërtimit të personazheve, në të gjitha anët përfaqësuese të tyre, mbështeten edhe në tipizimin e tyre, që dihet se nënkupton dhënien e tipareve përfaqësuese të një grupi apo shtrese njerëzish, një personazhi të vetëm. Në këtë mënyrë, të figurimit tipik dhe karakteristik, personazhi i një vepre nuk përfaqëson vetëm veten, por edhe të tjerët individ, që kanë ato tipare të përtheksuar në një karakter. Personazhe të tilla, të plasuara në të gjitha përmasat, fizike dhe morale, sociale dhe tipike, gjejmë në të katër romanet e Kadaresë. Ato nuk janë ndërtuar duke marrë për bazë veçoritë dhe tiparet e një personi të caktuar, por pas studimit të shumë personave që i takojnë të njëjtit grup, klasë apo shtresë, kryesisht janë zgjedhur vetitë që janë më tipike dhe që e përfaqësojnë më denjësisht realitetin, me të gjithë kompleksitetin që bart.

Fjalë kyçe: proza, poetika moderne dhe postmoderne, tipizimi i personazheve, etj.

Downloads

Published

2016-12-18

How to Cite

Farizi, A. (2016). Tipologjia e Personazheve në Romanet e Ismail Kadaresë. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 2(6), 15–18. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1249

Issue

Section

Volume 2, No.6, December, 2013