Problemet e Përshtatjes së Bankave në Sistemin Bankar të Maqedonisë me Efektet e Krizës Financiare Botërore

Afrim Alili

Abstract


Sistemi bankar i Republikës së Maqedonisë bashkë me sistemet bankare të vendeve të Evropës Juglindore deri në shpërthimin e krizës globale financiare kanë përjetuar një “credit boom” dhe kanë pasur rritje të përshpejtuar të ofertës së kredive. Kriza e parë e borxhit privat ka ngadalësuar këtë proces, por, pas fazës së parë sistemi bankar ka mbetur i qëndrueshme. Paraqitja e fazës së dytë të krizës, e njohur për nga kriza e borxhit publik ka theksuarqë një numër i madh i bankave me rëndësi sistematike në Evropë nuk disponon nivel të mjaftueshëm të mjaftueshmërisësë kapitalit të kapitalit themelor. Krahasimi me sistemet bankare të vendeve të caktuara tregon që sistemi bankar i Maqedonisë karakterizohet me nivel relativisht më të lartë të kapitalizimit dhe varësi të vogël prej burimeve të jashtme për financim. Këto karakteristika të burimeve të financimit të bankave në Maqedoni shpien në sigurinë dhe stabilitetin më të madh të tyre. Ndikimi shkatërrues i krizës financiare mbi sistemet bankare botërore konfirmoi rëndësinë e pozicionit të kapitalit për sigurinë dhe stabilitetin e tyre.Rregullativa e re nga ana e Bashkimit Evropian ka për qëllim që të rris vlerën e koeficientit të mjaftueshmërisë së kapitalit. Nëpunim, diskutohen pasojat e këtij ndryshimi të rëndësishëm në sjelljen e bankave evropiane në Maqedoni dhe në vendet e Evropës Juglindore. Për këtë arsye, janë analizuar tre strategjitë kryesore të bankave për të arritur nivelin e kërkuar të mjaftueshmërisë së kapitalit, është identifikuar më e mundshmja dhe janë analizuar pasojat e aplikimit të tyre në vendet e Evropës Juglindore (EJL).

Fjalë kyçe: bankë, kredi, depozita, kriza financiare, mjaftueshmëria e kapitalit, masa makroprudentiale.


Full Text:

PDF


DOI: http://dx.doi.org/10.0001/(aj).v2i4.1299

DOI (PDF): http://dx.doi.org/10.0001/(aj).v2i4.1299.g1826

Copyright © 2012-2020 ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies,Tetovo, Republic of North Macedonia.

All Rights Reserved.

The publication is licensed under a Creative Commons License (CC BY) https://creativecommons.org/licenses/by/4.0/  View Legal Code                                                                                                                 

ISSN (print): 1857-8179. ISSN (online): 1857-8187.

Disclaimer: Articles on Anglisticum have been reviewed and authenticated by the Authors before sending for the publication.

The Journal, Editors and the editorial board are not entitled or liable to either justify or responsible for inaccurate and misleading data if any. It is the sole responsibility of the Author concerned.