CHARACTERS IN THE OPTICS OF THE ACTORS IN "ERA DHE LISI" ACCORDING TO THE OMONIM NOVEL OF SINAN HASANI

Authors

  • Hazir Haziri

Abstract

Filmi i takon fillimeve të kinematografisë në Kosovë. Ishte e para vepër kinematografike që mbërrinte dhe konkurroi në Festivalin e XXVI të Pulës dhe u nominua për tre çmimet e mëdha të tij, ndër 15 filma të përzgjedhur. Sipas vlerësimit kritik të kohës filmi, përpos sjelljes së një eposi social dhe human në Kosovën e pas Luftës II Botërore gjer në mesin e viteve '60, periudhë që përfshin mbi 20 vjet, ka bërë të rrokshme sakaq edhe “poezinë e jetës dhe prozën e të shprehurit, të shkrirë me dokumentaritetin që i kalon caqet e faktografisë regjistruese”. Sipas regjisorit Besim Sahatçiu, filmi është vepra e parë e kosovarëve për kosovarët.  Po sipas tij, qe një punë e mundimshme dhe e frymëzuar, me 120 vetë që luajnë e mishërojnë role nga më të ndryshmit, kryesorë, të mesëm e gjer ata me pak fjalë, një film epik me skena masive dhe mjedise të larme, që rreket të sjellë një Kosovë të pas Luftës II Botërore. Dhe doemos si film i parë dhe masiv, me të drejtë regjisori deklaron se “s'kam pse druaj se mundi i një përkushtimi aq të madh (punova 16 muaj pandërprerë, mesatarisht 15 orë në ditë) do të shkojë huq”.

Fjalë kyçe: film, kinematografi, dokumentaritet, etj.

 

Downloads

Published

2019-04-05

How to Cite

Haziri, H. (2019). CHARACTERS IN THE OPTICS OF THE ACTORS IN "ERA DHE LISI" ACCORDING TO THE OMONIM NOVEL OF SINAN HASANI. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 8(3), 61–68. Retrieved from https://www.anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1897

Issue

Section

Volume 8, No.3, March, 2019