https://www.tycho.iel.unicamp.br/upload/ togel terpercaya bo togel resmi situs togel online pasaran terlengkap bo togel online

The Feeling of Being Free Among Cultures that Collide ADDENDA (Things that should be added, because if not they can be forgotten) – A Story by ERIS RUSI

Rovena Vata

Abstract


Rrëfimi është ndërtuar në mënyrë të tillë që ato që mendohen nga personazhi pa zë, të artikulohen nëpërmjet zërit të rrëfimtarit. Marrëdhënia shumë e ngushtë e rrëfimtarit me personazhet bën që të ketë një shkrirje mes tyre, sa rrëfimtari e humb statusin e tij të dallueshëm dhe në disa raste ka vështirësi për të kuptuar nëse po flet personazhi, apo rrëfen ai. Duke qenë se rrëfimtari është personazhi kryesor, ai fiton një pavarësi të madhe dhe liri të shprehuri, ai herë vetërrëfen, herë bisedon me të tjerë, herë është i mbyllur në vetvete, herë na rrëfen ëndrrat, herë na rrëfen për histori që duket se s'kanë të bëjnë me të. Në fund të fundit të rrëfyerit është baras me të jetuarit, do të shprehej Todorov dhe mungesa e rrëfimit do të thotë vdekje. Ky tregim ka ekzistencë kohore dhe hapësinore si gjithçka tjetër që ekziston dhe, si i tillë, ai vendos marrëdhënie me gjithçka tjetër që e rrethon e, në mënyrë të veçantë, marrëdhënia më e rëndësishme është ajo që vendos, me lexuesin model ashtu siç shprehet Eco, ose lexuesin e nënkuptuar siç e quan Iser-i, i projektuar në mendjen e shkrimtarit gjatë krijimeve të tij. Në rastin në fjalë kujtesa vetjake e lexuesit bëhet njësh me atë të rrëfimtarit, prandaj mund të themi se fati i mirë i këtij tregimi është se është botuar pikërisht në kohën kur është shkruar. Të gjitha ato që thamë më lart, na çojnë në përfundimin, se e reja dhe e veçanta e këtij tregimi është se sjell një frymë të re dhe kjo gjë ndihmon në zhvillimin dhe rrugëtimin e letërsisë shqipe. Çdo vepër arti përpiqet, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, të tregojë jetën dhe sendet ashtu siç janë në të vërtetë, por që nuk mund të kuptohen menjëherë nga gjithkush, për shkak të mjegullës së rastësive objektive e subjektive. Arti e largon këtë mjegull. Idetë janë thelbësisht intuitive e, për pasojë, të pashtershme në përcaktueshmërinë e tyre të afërt. Njohja e tyre mund të arrihet vetëm nëpërmjet rrugës së intuitës, që është ajo e artit. Kush është përfshirë, mbushur nga një ide, është shfajësuar, në rast se zgjedh artin si mjet për ta paraqitur, shprehur idenë e tij. Të qenët dhe të ndjerit i lirë i Alvidos shihet në raport me veten dhe në raport me botën tjetër prej nga vjen dhe me atë ku pretendon të shkojë. “Nuk arriti të mendonte tjetër veç shtrëngimin e saj, që erdhi si një shkul i panjohur erërash Atlantiku, ndjeu aromën e kripur dhe shijen e lirisë të ngjyer nën diellin dhe rrebeshet tropikale të Brazilit të largët”.

Fjalët kyçe: Projekti, dilemë, e panjohura, librat, biblioteka, gjuhë, liria, qyteti, imazhi, fjala, heshtja, femra, dashuria, qytetërimi, letërsi, epsh, ndjenjë, peshku.


Full Text:

PDF


Copyright (c) 2015 Author(s)

Creative Commons License
This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.

                     © 2012-2023 ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies,Tetovo, North Macedonia.

                                                                                           ISSN (print): 1857-8179. ISSN (online): 1857-8187.

                                         Disclaimer: Articles on Anglisticum have been reviewed and authenticated by the Authors before sending for the publication.

                             The Journal, Editors and the editorial board are not entitled or liable to either justify or responsible for inaccurate and misleading data if any.                                                                                                                                     

                                                                                            It is the sole responsibility of the Author concerned.