CHARACTERS IN THE OPTICS OF THE ACTORS IN "ERA DHE LISI" ACCORDING TO THE OMONIM NOVEL OF SINAN HASANI
Abstract
Filmi i takon fillimeve të kinematografisë në Kosovë. Ishte e para vepër kinematografike që mbërrinte dhe konkurroi në Festivalin e XXVI të Pulës dhe u nominua për tre çmimet e mëdha të tij, ndër 15 filma të përzgjedhur. Sipas vlerësimit kritik të kohës filmi, përpos sjelljes së një eposi social dhe human në Kosovën e pas Luftës II Botërore gjer në mesin e viteve '60, periudhë që përfshin mbi 20 vjet, ka bërë të rrokshme sakaq edhe “poezinë e jetës dhe prozën e të shprehurit, të shkrirë me dokumentaritetin që i kalon caqet e faktografisë regjistruese”. Sipas regjisorit Besim Sahatçiu, filmi është vepra e parë e kosovarëve për kosovarët. Po sipas tij, qe një punë e mundimshme dhe e frymëzuar, me 120 vetë që luajnë e mishërojnë role nga më të ndryshmit, kryesorë, të mesëm e gjer ata me pak fjalë, një film epik me skena masive dhe mjedise të larme, që rreket të sjellë një Kosovë të pas Luftës II Botërore. Dhe doemos si film i parë dhe masiv, me të drejtë regjisori deklaron se “s'kam pse druaj se mundi i një përkushtimi aq të madh (punova 16 muaj pandërprerë, mesatarisht 15 orë në ditë) do të shkojë huq”.
Fjalë kyçe: film, kinematografi, dokumentaritet, etj.
Full Text:
PDFCopyright (c) 2019 Author(s)

This work is licensed under a Creative Commons Attribution 4.0 International License.
© 2012-2023 ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies,Tetovo, North Macedonia.
ISSN (print): 1857-8179. ISSN (online): 1857-8187.
Disclaimer: Articles on Anglisticum have been reviewed and authenticated by the Authors before sending for the publication.
The Journal, Editors and the editorial board are not entitled or liable to either justify or responsible for inaccurate and misleading data if any.
It is the sole responsibility of the Author concerned.