Bashkëlidhjet e fonemave bashkëtingëllore në frëngjishte dhe shqipe

Authors

  • Aferdita Canaj

Abstract

Ky artikull synon të hedhë dritë në dallimet dhe anët e përbashkëta të bashkëlidhjeve të fonemave bashkëtingëllore në gjuhët frënge e shqipe, analizuar nga pikpamja fonologjike. Në të është synuar që të vihen në pah kundërvëniet midis bashkëlidhjeve kryesore, duke u ndalur në vendin e formimit (nyjëtimit) dhe mënyrën e formimit të fonemave bashkëtingëllore, dy elementë bazë për të ndërtuar drejt dhe saktë sistemin e bashkëtingëlloreve në secilën gjuhë, por duke u ndalur edhe në tri tiparet dalluese sipas të cilave fonemat bashkëtingëllore hyjnë në bashkëlidhje: tipari i zëshmërisë, tipari i mënyrës së formimit dhe tipari i hundorësisë. Ky artikull iu vjen në ndihmë mësuesve, pedagogëve dhe studentëve të gjuhës frënge dhe gjuhës shqipe për të krijuar koncepte më të plota për sistemet konsonantike dhe bashkëlidhjet e fonemave me anë të serive dhe radhëve fonologjike, si dhe për të korrektuar drejt gabimet që vihen re në shqiptimin e bashkëtingëlloreve në të dyja gjuhët, bazuar në këto kundërvënie.

Fjalë kyçe: bashkëlidhje, frëngjishte, shqipe, zëshmëria, hundorësia, seri dhe radhë fonologjike.

Downloads

Published

2016-12-18

How to Cite

Canaj, A. (2016). Bashkëlidhjet e fonemave bashkëtingëllore në frëngjishte dhe shqipe. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(4), 90–95. Retrieved from https://anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/1236

Issue

Section

Volume 4, No.4, April 2015