Të nxënët vetërregullues dhe dimensionet e tij, një faktor i rëndësishëm i arritjes shkollore

Authors

  • Johana Myftiu

Abstract

Mësimdhënia me në qendër nxënësin, kërkon prej tij aftësi për të kontrolluar dhe vetërregulluar procesin e të nxënit. Në këtë punim synohet të jepen marrëdhëniet midis këtyre aftësive dhe arritjeve mësimore të nxënësve. Vlerësohen dhe analizohen këto aftësi duke u ndalur në dimensionet më të rëndësishme, si në motivacionin, vendosjen e qëllimeve, metakonjicionin dhe strategjitë e të nxënit, si dhe në kontrollin e sjelljeve të përfshira në të nxënë. Procesi vetërregullues shihet si një proces ciklik, i ndarë në faza që ndikojnë njera-tjetrën dhe që përfshijnë në vetvete aktivitete apo sjellje me natyrë konjitive, motivuese, afektive. Analiza e këtyre dimensioneve në mjediset shkollore si dhe rezultatet e gjetura, tregojnë që ka një korrelacion midis tyre dhe arritjes, pasi nxënësit që i zotërojnë dhe i përdorin këta komponentë, tregojnë arritje më të mira krahasuar me ata që nuk i përdorin. Një tjetër përfundimi i rëndësishëm është se mësuesit duhet të modifikojnë sjelljet në mjediset e të nxënit, të bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre dhe të dinë se këto aftësi mund të zhvillohen dhe t'u mësohen nxënësve. Sot studiuesit diskutojnë mbi qasjet më efektive të instruksionit, që lehtësojnë përvetësimin e strategjive vetërregulluese nga nxënësit.

Fjalët kyçe: të nxënët vetërregullues, rregullimi konjitiv, metakonjicioni, rregullimi motivues, arritjet shkollore.

Downloads

Published

2015-12-18

How to Cite

Myftiu, J. (2015). Të nxënët vetërregullues dhe dimensionet e tij, një faktor i rëndësishëm i arritjes shkollore. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 4(1), 136–141. Retrieved from https://anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/237

Issue

Section

Volume 4, No.1, January 2015