VEPRA TË KOMPOZUARA NË PIKTURË NË VITET ‘70

Authors

  • Ardian Isufi

Abstract

Veprimtaria e gjerë dhe arritjet e shquara ideoartistike të arteve figurative në mesin e viteve ’70 e më tej janë një evolucion i mëtejshëm në shkallë më të lartë i arritjeve dhe trajtave dalluese që ato kishin formuar më parë. Një veprimtari e tillë u bë në kushtet kur vazhdonte me ritme të shpejta ndërtimi socialist i vendit. Baza ekonomike e socializmit u zhvillua dhe u forcua më tej, u arritën suksese të rëndësishme në ekonomi. Gjatë këtyre viteve u ngritën dhe u vënë në shfrytëzim shumë objekte, u rrit prodhimi industrial dhe bujqësia arriti plotësimin e plotë të nevojave të vendit me drithëra. Këto suksese sollën një rritje të dukshme të nivelit të jetesës së masave të popullit të fshatit dhe të qytetit dhe rritën shumë nevojat e kërkesat e tyre për arsim e kulturë. Rrjeti i institucioneve artistike e kulturore u zgjeruar në masë të konsiderueshme. Një veprimtari e gjerë letrare, artistike kulturore në përmbajtje socialiste revolucionare e kombëtare dhe me nivel zhvillohet deri në skajet më të largëta të vendit. Kjo rritje vihet re edhe te artet figurative. Në Tiranë u ngrit godina e re e Galerisë së Arteve Figurative. Galeri arti u hapën edhe në qytete të tjera. Në disa rrethe u hapën degë të reja të arteve figurative në shkolla të mesme artistike, kurse Instituti i Lartë i Arteve u forcua si shkollë kombëtare realiste e revolucionare. Prej këtyre shkollave kanë dalë një numër i konsiderueshëm, piktorësh, skulptorësh dhe grafistësh, e në veçanti ata të arteve dekorative dhe të arteve të aplikuara. Të gjithë këta faktorë ndikuan si në rritjen e dukshme të krijimeve artistike figurative, ashtu edhe për shtrirjen e tyre dhe pasurimin me vepra të nivelit të lartë artistik e të stileve të ndryshme.

Fjalë kyçe: arritje artistike, kompozime artistike, kompozime historike, kompozime të zhnrit, jeta sociale, historia e popullit shqiptar, etj.

Downloads

Published

2020-02-11

How to Cite

Isufi, A. (2020). VEPRA TË KOMPOZUARA NË PIKTURË NË VITET ‘70. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 8(11), 95–97. Retrieved from https://anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/2040

Issue

Section

Volume 8, No.11, November, 2019