FRYMA IDEOLOGJIKE DHE KARAKTERI KOMBËTAR NË ART GJATË REALIZIMIT SOCIALIST TË VITEVE ’70

Authors

  • Ardian Isufi

Abstract

Skulptura jonë e realizimit socialist përshkohet fund e krye nga ndjenja e optimizmit revolucionar. Ajo u flet njerëzve për bukurinë e jetës, për madhështinë e popullit e të revolucionit, për të ardhmen e ndritur të Atdheut e të njerëzimit, duke i frymëzuar ata me ndjenjën e perspektivës dhe me idenë e luftës e të përpjekjeve për arritjen e fitoreve të reja. Forcimi dhe konsolidimi i tipareve që janë më të qenësishme për natyrën dhe rolin e artit socialist në jetën e shoqërisë sonë, do ta ngrinte në një shkallë më të lartë partishmërinë proletare. Për artin tonë socialist është karakteristikë dalluese fakti se ai përshkohet tejembanë nga idealet e socializmit, frymëzohet nga përpjekjet e masave dhe, nga ana e tij. I frymëzon ato me këto ideale. Vetëm një art i madh që ka dalë nga gjiri i popullit e që është vënë në shërbim të revolucionit, që udhëhiqet dhe orientohet nga një parti marksiste-leniniste, mund të mishërojë idealet e mëdha shoqërore.  Arti ynë i realizimit socialist,-ka thënë shoku Enver Hoxha,- me idealet e tij revolucionare dhe me synimet për t’i shërbyer socializmit dhe popullit ngrihet përballë artit të çoroditur dekadent borgjez dhe revizionist.

Fjalë kyçe: skulpturë, arti socialist, Enver Hoxha,  kultura kombëtare.

References

Çaushi, T. (1984). Dukuri estetike në art, Naim Frashëri, Tiranë.

Hoxha, E. (1976). Raport në Kongresin VII në PPSH, Tiranë.

Hoxha, E. (1972-73). Raporte e fjalime.

Hoxha, E. (1976). Raport në Kongresin VII të PPSH, Tiranë.

Lenini për kulturën dhe artin, Tiranë, 1970.

Zëri i popullit, dt. 8 prill, 1973.

Hoxha, E. (1981). Raport në Kongresin VIII të PPSH, Tiranë.

Downloads

Published

2020-02-11

How to Cite

Isufi, A. (2020). FRYMA IDEOLOGJIKE DHE KARAKTERI KOMBËTAR NË ART GJATË REALIZIMIT SOCIALIST TË VITEVE ’70. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 8(12), 66–68. Retrieved from https://anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/2041

Issue

Section

Volume 8, No.12, December, 2019