PLENIUMI I IV DHE NDIKIMI I TIJ NË ARTIN PAMOR TË PIKTORIT EDISON GJERGO

Authors

  • Ardian Isufi Universiteti i Arteve-Tiranë. Fakulteti i Arteve të Bukura.

Abstract

Kompozimi në pikturë, si gjinia që pasqyron veprimin e përbashkët të personazheve, mendimin e bashkuar të kolektivit, marrëdhëniet në mes tyre, në vitet ’70 kishte arritur rezultate shumë të mira, si në sasi po ashtu edhe në cilësi, në rritjen e nivelit ideoartistik, në pasqyrimin e realitetit tonë socialist, të madhështisë dhe epicitetit të kohës, ku mbizotëronin notat e fuqishme emocionale, zgjidhjet dinamike e koloret e ndritshme, duke bërë të mundur thellimin e përmbajtjes aktuale, përmes përforcimit të karakterit militant, partishmërisë proletare, karakterit kombëtar dhe frymës popullore. Në vitin 1964 është realizuar nga piktori Guri Madhi kompozimet të cilat janë edhe më të kritikuara të këtij piktori “Pëllëmbë e gjak”. Kjo punë artistike e Guri Madhit u kritikua për frymën pesimiste. Piktorët shqiptarë të detyruar për të zbatuar parimet e realizmit socialist, shumica e këtyre piktorëve trajtuan temën e luftës nacional-çlirimtare. Por trajtimi i temave të luftës ishte edhe një mënyrë e tërthortë, për të ikur nga e ashtuquajtura tema e ditës, që kishte të bënte me ndërtimin e realizmit socialist. Qëndrimi besnik i parimeve të realizmit socialist do të thoshte për piktorët të binin në skematizëm të theksuar. Në lidhje me kritikën e artit zyrtar shqiptar, duhet thënë që linte shumë për të dëshiruar, pasi nuk kishte një kastë të përgatitur në këtë fushë, për shkak edhe të mosnjohjes mirë të parimeve të sistemit të kohës, që e cila i jepte mundësi të re artistëve për të futur tek-tuk ndonjë element të artit modernist, por që me kalimin e kohës këto elemente u kapen dhe këta artistë e paguan me gjak dhe me jetë artin e tyre. Rasti tipik është edhe piktori Edison Gjergo, për arrestimin e tij të kompozimit me titull: “Epika e yjeve të mëngjezit”, një realizim i tij i vitit 1971, e cila u kritikua nga kritikët e artit zyrtar të kohës për prirje moderniste.

Fjalë kyçe: piktura, partia socialiste, Enver Hoxha, Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, etj. 

References

Dado, Floresha, Cilës ‘metodë’ i përket realizmi socialist, në: “Letërsi e painterpretuar”, Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë, 2010.

Elsie, Robert, Një fund dhe një fillim - (Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare bashkëkohore), botuar nga Shtëpia Botuese “Globus R”, Tiranë, 1995 & Shtëpia Botuese “Buzuku”, Prishtinë, 1995.

Freedberg, David, Fuqia e imazheve, (përktheu Gëzim Qendro), Shtëpia Botuese “Ditura”, Tiranë, 2013.

From, Erich, Shoqëria e shëndoshë, Shtëpia Botuese “Fan Noli”, Tiranë, 2012.

Gombrich, E. H, Historia e Artit, botuar nga fondacioni për “Një Shoqëri të Hapur në Shqipëri”, Tiranë, 1996.

Gjergo, Edison, Dosja e hetuesisë/Ministria e Brendshme, nr. 10667/1-A, “Për të pandehurin Edison Gjergo”, Akuza: “Agjitacion dhe Propagandë”, Në bazë të nenit 73/I, Data e fillimit 13 janar 1975, Data e mbarimit 8 prill 1975.

H.Maslow, Abraham, Drejt psikologjisë së qenies, Shtëpia Botuese “Plejad”, Tiranë, 2008.

Hado, Abaz, Veshjet popullore dhe elemente të tjerë etnografike në pikturën shqiptare, botuar në: “Kultura popullore”, nr. 1-2, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturorë dhe i Studimit të Artit, Tiranë, 2011.

Hamiti, Sabri, Tematologjia, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Botime të veçanta LXVII, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 28, Prishtinë, 2005.

Hamiti, Sabri, Tematologjia, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Botime të veçanta LXVII, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 28, Prishtinë, 2005.

Haxhiu, Fatmir, Portreti në pikturë, në ekspozitën kombëtare të arteve figurative, botuar në revistën: “Nëntori”, nr. 7, Tiranë, 1975.

Hoxha, Enver, Për rininë, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1985.

Hoxha, Enver, Raporte e fjalime, 1972-1973.

Hoxha, Enver, Shkrimtarët dhe artistët janë ndihmës të partisë për edukimin komunist të njerëzve tanë. Fjala e shokut Enver Hoxha në mbledhjen e Sekretariatit të KQ të Partisë më 20 dhjetor 1974, lidhur me zbatimin e deritanishëm të detyrave të Plenumit të 4-t të KQ të Partisë për letërsinë dhe artet, botuar në revistën: “Nëntori”, nr. 2, Tiranë, 1975.

Kallulli, Adriatik, Historia e atdheut në krijimtarinë e një piktori, në: “Studime për artin”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Departamenti i Arteve, Tiranë, 2009.

Kondo, Anastas, Krijimtaria e talenteve të reja në fushën e letërsisë dhe artit dhe detyrat e zhvillimit të saj të mëtejshëm në dritën e orientimeve të plenumit IV të KQ të PPSH. Nga raporti i shokut Anastas Kondo, botuar në revistën: “Nëntori”, nr. 1, Tiranë, 1974.

Le Bon, Gustav, Psikologjia e popujve dhe e turmave, Shtëpia Botuese “Fan Noli”, Tiranë, 2012.

Meta, Beqir, Krasniqi, Afrim, Bello, Hasan, Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit (Dokumente arkivore), 1969-1973, vëllimi I, Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Fondacioni Konrad Adenauer, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Tiranë, 2019.

Qendro, Gëzim, Gjuha Pamore, Universiteti Polis, Botime Afrojdit, Tiranë, 2008.

Qendro, Gëzim, Proletariati ynë që rri mbi tokë, në: “Studime për artin”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Departamenti i Arteve, Tiranë, 2009.

Rama, Kristaq, Pikturë e ndritshme, e bukur, shqiptare, botuar në revistën: “Nëntori”, nr. nr. 6, qershor, Tiranë, 1975.

Standish, M.J.Alex, Roli i Enver Hoxhës në zhvillimin e miteve socialiste shqiptare, në: “Roli i miteve në historinë e Shqipërisë”, botuar në revistën: “Përpjekja”, Viti VI, nr. 15-16, janar-dhjetor, Tiranë, 1999.

Sula, Lili, Fiksioni vs faktit në veprën Epika e yjeve të mëngjesit, të Rudi Erebarës, botuar në: “Seminari XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2017.

Velo, Maks, Jetë paralele (Sipas raporteve të Sigurimit të Shtetit)-Dokumentet sekrete të ndjekjes, hetimit, dënimit dhe burgut), UET/PRESS, Tiranë, 2018.

Downloads

Published

2020-06-23

How to Cite

Isufi, A. (2020). PLENIUMI I IV DHE NDIKIMI I TIJ NË ARTIN PAMOR TË PIKTORIT EDISON GJERGO. ANGLISTICUM. Journal of the Association-Institute for English Language and American Studies, 7(9), 75–89. Retrieved from https://anglisticum.org.mk/index.php/IJLLIS/article/view/2088

Issue

Section

Volume 7, No.9, September, 2018